Shendetesi
Mos mbani laptop-in gjatë mbi këmbë
Nëse mban shumë gjatë laptop-in të mbështetur në këmbë mund të shkaktohen njolla në lëkurë.
Kështu i ka ndodhur një 12-vjecari, rasti i të cilit është bërë publik nga revista “Pediatrics”. Djali iu drejtua mjekut pasi për disa vite me radhë kishte mbajtur PC-në portabël mbi gjunjë.
Mjekët e përcaktojnë këtë fenomen si ‘sindromën e bukës së thekur’, e krahasueshme me efektet e ekspozimit në diell.
Baza e laptop-it arrin në 52 gradë celsius dhe mund të shkaktojë dëme estetike të përhershme, Në disa raste edhe pse shumë të rralla mund të shkaktojë kancer në lëkurë.