www.Zemra.Org

Kujdes si e lëpini akulloren në zyrë!

Herën tjetër, kur jeni duke lëpirë akulloren me shkop në zyrë, ta keni parasysh se kështu mund t’i ngacmoni seksualisht kolegët tuaj.

Kështu të paktën tingëllon sugjestioni bizar i një grupi të juristëve finlandezë, të cilët po promovojnë një ligj të ri të ngacmimit seksual, i cili përfshinë edhe femrat të cilat “hanë në mënyrë provokative” në vendet publike.

Asociacioni i Avokatëve në Finlandë, i cili grumbullon mijëra juristë, njoftoi se ka iniciuar një fushatë shumë të vështirë, duke përkujtuar se edhe burrat e edhe gratë mund të ngacmohen seksualisht në vendin e punës.

Ata, lidhur me këtë aktivitet, kanë xhiruar edhe një video ku një grua shihet duke lëpirë një akullore në mënyrë provokative.

Kjo video megjithatë tregon se është vështirë nganjëherë të vendoset kufiri se çka mundet të quhet ngacmim seksual për burrat ose gratë.

Exit mobile version