Kurban Bajrami – Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.
Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Maroko. Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Turqi quhet kjo festë Kurban Bayrami. Kështu quhet edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Rusi. Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë:
Në emër të Allahut ??? ????
Dhe Allahu është më i madhi ????? ????
O Allah, kjo me të vërtetë është për ty ????? ?? ??? ??? ???
O Allah, pranoje nga unë ????? ???? ???
Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.
Historia
Me mijëra vite lugina e Mekës ishte një vend i thatë dhe pa banorë. Myslimanët besojnë se profeti Ibrahim ishte këshilluar që të sjellë gruan e tij Haxhira dhe birin e tij Is’mail që të mbroj ata nga xhelozia e gruas së dytë të Ibrahimit e cila quhej Sara. Ai i la ata aty me pak ushqim dhe ujë. Mirëpo këto u sosën shpejtë dhe Haxhira dhe Ismaili vuanin nga uria dhe etja. Haxhira shkoi për të kërkuar ndihmë pas kodrave, por ajo u lodh dhe u shtri afër Is’mailit duke ju lutur Allahut.
Is’maili e futi këmbën në tokë dhe uji filloj të dalë nga toka. Tani që ata kishin ujë e shkëmbenin atë me ushqim me nomadët që kalonin aty. Pas pak Profeti Ibrahim u kthye prapë në Palestinë që të vizitoj familjen e tij dhe e vërejti se ata ishin mirë dhe kishin gjithçka që ju duhej.
Allahu i kishte thënë profetit Ibrahim që të ndërtoj një altar për te. Ibrahimi dhe Is’maili e mbaruan një gur – Kaab (ose Kub) – e cili do të bëhej vend në të cilin mblidhen të gjithë që dëshirojnë që të forcojnë besimin në Allahun.
Ky kub përdorej edhe nga besimet tjera. Pas shumë viteve, Allahu i tha profetit Muhammed që të rindërtoj Kaab-ën (Kubin) vetëm për ata të cilët dëshirojnë t’i luten Allahut. Në vitin 628 profeti Muhammed u nis për një udhëtim me 1400 besimtarë për të vizituar Kaab-ën dhe kjo shënon shtegtimin e parë të Islamizmit dhe ringjall traditën e profetit Ibrahim.