www.Zemra.Org

Kurbin, operacion policor – vritet i shumëkërkuari

Gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari forcat RENEA kanë vrarë 37-vjeçarin Alfred Seferi, i cili në momentet që i është bërë thirrje për t’u dorëzuar ka sulmuar policinë me granatë.

Raportohet se operacioni është kryer ne në fshatin Gurëz të rrethit Kurbin. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Seferi që njihej edhe me emrin Elidon Prendi, u vra gjatë shkëmbimi të zjarrit me forcat speciale, teksa tentonte t’u shpëtonte.

Burime policore bëjnë të ditur se viktima Seferi me origjinë nga Luthi i Pukës, dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, për të cilat policia kishte nisur hetimet.

Exit mobile version