Gjatë kohë pasi telefonat Nokia kishin dalur nga moda, me paraqitjen e supermodeleve të Samsung dhe IPhone, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe dora e tij e djathtë, Musa Xhaferi, vazhdonin të shfrytëzojnë modelin Nokia 6210 për komunikim mes veti, por edhe me strukturat.
Burime partiake kanë thënë se krerët e BDI-së madje kanë besuar që këta telefonë janë të sigurt dhe nuk mund të përgjohen.
Mirëpo “bombat” e publikuara para më shumë se tre vite nga Zoran Zaev, si dhe”bombat” që tani po i publikon El Cheka, dëshmojnë se Ahmeti dhe Xhaferi janë treguar naivë, sepse ata si duket gjatë tërë kohës janë dëgjuar “on-line” nga ish partnerët e koalicionit.
“Brenda BDI-së madje ishte krijuar miti se miqtë ndërkombëtarë u kanë thënë Ahmetit dhe Xhaferit të shfrytëzojnë vetëm celularë Nokia 6210 për komunikim.
Tani rrena doli në shesh. Si duket ata u kanë besuar disa teksteve joserioze nëpër portale që shkruanin se modelet e vjetra Nokia nuk mund të përgjohen”, kanë theksuar burime partiake.