Pjesëtaret e gjinisë së bukur mesatarisht kanë 2.3 dashnorë, ndërsa meshkujt 1.8 dashnore, shkruan Daily Mail. Femrat në lidhjet jashtëmartesore kërkojnë dashuri, plotësim emocional, romantikë dhe mënyrë që të ngrenë vetëbesimin e tyre, ndërsa meshkujt dëshirojnë kënaqësi seksuale dhe ikje nga bashkëshortësia monotone, apo edhe që të plotësojnë egon e tyre.
Gjithashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, shpesh dashurohen në dashnorin e tyre dhe të parat ia fillojnë lidhjes jashtëmartesore.
Femrat shkelin kurorën pas pesë vjetësh, ndërsa meshkujt pas gjashtë vjetësh martesë. Veç kësaj, femrat më herët bëhen shkelëse kurore, më së shpeshti kur i mbushin 37 vjeç, ndërsa meshkujt pesë vjet më vonë, domethënë kur i mbushin 42 vjeç.
Të dy gjinitë pajtohen që monogamia është gjendje jo e natyrshme, përkatësisht 76 për qind e femrave dhe 67 për qind e meshkujve theksojnë që akoma e dashurojnë partnerin bashkëshortor. Rreth 80 për qind të shkelësve të kurorës dëshirojnë të ruajnë bashkëshortësinë, ndërkaq 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve kanë kërkuar shkurorëzim në rastin kur kanë mësuar që partneri apo partnerja po i tradhton.
“Femrat më lehtë gjejnë dashnorë dhe më së shpeshti mund të mbajnë nën kontroll atë lidhje. Ato në lidhjet e tyre jashtëmartesore kërkojnë emocione, ndërkaq meshkujt vetëm kënaqësi trupore” – thekson Emily Poup, e portalit britanik Undercover Lovers, nga i cili njerëzit e martuar kërkojnë afera jashtëmartesore.