Kuvend, rrihen deputetët shqiptar (VIDEO)
Rrahje në Kuvend. Deputetët e PDSH-së dhe BDI-së u përleshën deri në grushte sot, në Komisionin për Buxhet. Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi sulmoi deputetin e BDI-së Rexhail Ismaili, i cili përfundoi në spital. U desh kohë dhe përpjekje për t’i ndarë deputetët e nervozuar. ALSAT ju sjellë atmosferën e debatit dhe shkëmbimit të grushteve.
Këto akuza ishin shkaku që në Komisionin Kuvendor për Financa e Buxhet, të shkëmbeheshin grushte të rëndë mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së. Tensioni filloi pasi deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi i bëri replikë deputetit të BDI-së Talat Xhaferi. Gjatë fjalimit të tij ai përdori edhe retorikë fyese. Ibrahimi në një moment, hodhi stilolapsin drejt deputetëve Talat Xhaferi dhe Rexhail Ismaili. Pastaj, kërceu nga foltorja me vrap duke iu drejtuar dy deputetëve të BDI-së, për të sulmuar me grushte deputetin Rexhail Ismaili.
Në përpjekje për të qetësuar situatën, vrapuan deputetët e partive të tjera si dhe pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit.
Përpjekjet zgjatën shumë, deri në ndarjen e deputetëve të nervozuar të dy partive shqiptare.
Në tapetin e komisionit mbetën shenjat e gjakut. Deputeti Rexhail Ismaili mori lëndim në pjesën e syrit, dhe u dërgua menjëherë në spital. Rrahjes i parapriu debati i ashpër për rishikimin e buxhetit, dhe madje sa fonde do të shkurtohen për projektet destinuar shqiptarëve dhe se sa do shkurtohet arka shtetërore. Verica Pavlloska