VIP
Lady Gaga: Ferri i drogës
Lady Gaga e ka të vështirë të kujtojë momente nga rinia e saj e hershme për shkak të përdorimit të kokainës dhe alkoolit.
Këngëtarja e famshme filloi të përdorte substancat e paligjshme pasi u përjashtua nga kursi i muzikës në Universitetin e New York-ut, në vitin 2005.
Në një intervistë, Lady Gaga ka pranuar se abuzimi me këto substanca ka pasur shumë pasoja.
Ajo tha: “Ka disa gjëra që janë aq traumatike sa unë nuk i mbaj mend plotësisht.”
Që nga ajo kohë, Lady Gaga ka shpërthyer në tregun muzikor me këngë si “Poker Face”. “Bad Romance” dhe “Telephone”.
Kënga e saj e re “Born This Way” pritet të dalë në treg muajin e ardhshëm, ndërsa albumi që pritet në datën 23 maj është konsideruar nga vetë këngëtarja si “puna më e mirë e jetës muzikore”.