Kumanovë, 9 mars – Grupet e armatosura që po i rezistojnë prej mëngjesit të sotëm sulmit të forcave policore, kanë vendosur të dorëzohen, mësojnë jozyrtarisht mediat.
Burime jozyrtare informojnë se në këto çaste të armatosurit po bëjnë dorëzimin e armëve.
Informacioni është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, por burimet jozyrtare insistojnë se procesi i dorëzimit ka nisur dhe se gjithçka pritet të përfundojë brenda 30 minutave.
Janë 22 pjesëtarë të grupeve të armatosura që u janë dorëzuar forcave policore.
Deri tani, procesi i dorëzimit po shkon mirë dhe pritet të përfundojë brenda pak minutash.