BotaLajme

Lajme të rrejshme për koronavirusin dhe 5G!

Lajme të rrejshme për koronavirusin dhe 5G! Ekspertët apelojnë për kujdes se ku dhe çfarë lajmesh lexoni!

Postime për zogj që ngordhin nga valët 5G. Lajme me mistere që shfaqen në qiellin tonë në kohë të koronavirusit. Bill Gates që paralajmëron se më s’do të ketë botë normale; dhe lajme për mikroçipa në trupat e njerëzve. Hapësira online, sidomos tani gjatë krizës me COVID-19, është mbushur me postime dhe lajme të rrejshme dhe të paverifikuara, por që marrin mijëra pëlqime e shpërndarje, si ky postim se gjoja koronavirusi hiqet nëse pini shumë ujë.

Ekspertët bëjnë thirrje të mos t’u besohet këtyre lajmeve që s’bëjnë gjë tjetër vetëm sa u fusin frikën dhe fitojnë para me klikimet tuaja! Këtë e pohon edhe Elida Zylbeari që drejton versionin shqip të Crithink, uebfaqe ku verifikohet vërtetësia e informacioneve të dyshimta, e ku muajt e fundit është rritur numri i lajmeve të raportuara.

“Qytetarët duhet patjetër të shohin se nga cilat media informohen. Nuk është vetëm higjiena me të cilën duhet të mbrohemi nga ky virus, është edhe lufta me “infodemian”, lufta me informatat. Duhet të shohin se a ka autor lajmi, a ka mediumi adresë, numër telefoni ose impressum ku shkruhet se kush është redaksia dhe kush është përgjegjës për këtë informatë”, Elida Zylbeari- kryeredaktore e versionit shqip të Krithinkut.

Mentor Hoxhaj, udhëheqës i komunitetit për siguri kibernetike me qendër në Kosovë, konfirmon se është rritur numri i lajmeve të rrejshme. Të njëjtat i raportojnë tek Facebook me të cilët pohon se kanë komunikim të rregullt dhe se mbi 90% të lajmeve të identifikuara si të rrejshme kanë arritur t’i heqin nga rrjeti social.

?V21-Facebooku dhe rrjetet sociale janë mbushur me lajme të tilla. Pse sipas jush? Në interes të kujt janë?

MH- Po realisht që nga fillimi i kësaj që kemi filluar, sot është dita 32, ka filluar me të mbështeturën nga lajmet ruse, respektivisht RussiaToday e cila fillimisht ka mbështetur lajmin për dislokimin e forcave të armatosura të SHBA-ve e cila ka qenë pjesë e ushtrimeve të NATO-s. Ky lajm ka pasur bujë të madhe dhe ka qenë pothuajse  e pamundur të binden njerëzit se nuk do të kemi luftë të re!”, tha Mentor Hoxhaj – drejtues i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi.

Hoxhaj apelon që të kihet kujdes veçanërsiht me ato postime që bëjnë thirrje e ju lusin për t’i shpërnadrë.

Shqetësimin për lajmet e rrejshme në kohë të koronavirusit i kanë ngritur edhe Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha se aktorë shtetërorë dhe jo shtetëror përmes dezinformatave po përpiqen të krijojnë përçarje mes shteteve dhe minojnë demokracitë.

Për këtë foli edhe Ambasadorja e SHBA-ve në NATO Hatçison duke theksuar se dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë edhe pasi vendi tashmë është bërë pjesë e NATO-s, ndërsa Aleanca po e lufton propagandën me vepra konkrete duke ndihmuar në  këtë krizë dhe duke  vazhduar të ndihmojë edhe me dezinformatat që vijnë nga burime ruse.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button