VIP
Lanë martesën që të fotografoheshin me Brad Pittin
Gjatë kohës kur Abi dhe Daniel Lingwood ishin duke zhvilluar ceremoninë e martesës në një hotel në Buckinghamshire të Anglisë, dhëndrit i ra në sy aktori Brad Pitt, i cili po qëndronte ulur në kafenenë e hotelit.
“Burri më dha se Pitt ishte ulur në kafene dhe pastaj më thirri që të shkonim ta takonim. Mendova se bënte shaka”, ka treguar nusja duke shtuar se kur e ka parë ka thënë: “O Zot, vërtet je ti”.
“Na uroi martesën dhe më tha se dukem shumë mirë me fustan nusërie, u përshëndetëm dhe u fotografuam. Ishte shumë i qetë”, ka thënë Abi.
Ylli hollivudian po qëndron në Angli për xhirimin e filmit “Fury”, i cili flet për luftën e dytë botërore. Ai kishte qëndruar në kafenenë e hotelit për një takim pune.