Këngëtari shqiptar, Robert Berisha, ka zbuluar së fundmi se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Në intervistën e dhënë për “Pardon My French” në Top Albania Radio, ai tha se partnerja e tij e re quhet Laureta.

Në bazë të kësaj besohet se është fjala për modelen e njohur kosovare, Laureta Maqedonci.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Kjo e fundit ka shpërndarë një imazh në InstaStory ku në prapavijë duket vetëm krahu i një personi, me një bluzë me vija.

Në po të njëjtin ditë, artisti u shfaq me të njëjtën triko në intervistë me vija të bardha, zeza e paksa rozë në të kuqe.

Krahas kësaj, çifti i ri i supozuar ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale – gjegjësisht Instagram.

Laureta Maqedonci (Foto: Instagram)

Roberti kujtojmë që prej më shumë se dy vitesh është ndarë nga këngëtarja Nora Istrefi.

Ai dhe Nora ndajnë bashkë një vajzë shtatëvjeçare të quajtur, Renee. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram