Lavdrim Veliu nga Gostivari është zëvendës drejtor i ri i Doganave të Maqedonisë. Emërimi i Lavdrim Veliut u bë në seancën e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Lavadrim Veliu vite më parë ka qenë edhe drejtor i Postës së Gostivarit. Lajmin për mediat e konfirmoi edhe vetë zëvendës drejtori i ri Doganave, Lavdrim Veliu, i cili deklaroi se pozicionin e besuar do ta kryej me përgjegjësinë më të madhe, duke u angazhuar për tu ballafaquar me të gjitha sfidat të cilat duhet të tejkalohen në interes të gjithë qytetarëve të vendit.
Deri me tani postin e Zëvendës drejtorit të Doganave të Maqedonisë e ka udhëhequr Driton Fejza.