www.Zemra.Org

Ledina Celo kurre nuk e len Shqiperine

Me statusin e nenes se nje djali njevjecar, me se ne forme, mjaft seksi dhe me nje kersheri te madhe eshte mirepritur kengetarja Ledina Celo ne kete rikthim pas 3 vitesh ne skenen shqiptare.

E ftuara speciale e nates se kaluar te spektaklit “X Factor Albania”, Celo prezantoi kengen e saj te fundit “Can you touch my baby”, e cila ka hyre ne klasifikimin gjerman tashme. Pas performances se saj, ekskluzivisht per ne Ledina ka ndare disa emocione, ndersa na ka treguar se po pergatit dy kenge te reja shqip, te cilat mund te jene pjese edhe e ndonje festivali ne vend!

Ledina, ktheheni ne skenen shqiptare pas disa vitesh mungese, si u ndjete?

Sigurisht, per mua ishte nje kenaqesi, lumturi, qe u riktheva serish, ketu ne skene prane publikut shqiptar qe per mua eshte shume e rendesishme. Njeheresh me vjen shume mire qe promovova kengen time te re ekskluzivisht per audiencen shqiptare ne programin “X Factor Albania”, gje qe shume shpejt ajo kenge paraqitet ne klasifikimet gjermane dhe me vjen mire qe kenga me te cilen performova ishte pikerisht kjo kenge, “Can you touch my baby”.

Ne fakt ktheheni me statusin nene tashme, me nje kenge te re dhe kjo kenge ka si synim tregun gjerman sa e veshtire ka qene per ju te integroheni ne kete vend?

Eshte e vertete, ne fakt, kjo eshte hera ime e pare qe une dal ne skene pas lindjes se djalit, dal si nene dhe jam e lumtur shume qe kendova ne Shqiperi. Per sa i perket tregut gjerman, sigurisht qe eshte shume e veshtire, pasi nuk mjafton vetem te kesh talent, por duhet te punosh shume.

Me kete rast do te doja t’u thosha artisteve te rinj te “X Factor Albania”, te cilet kam pasur fatin t’i ndjek dhe i komplimentoj, pasi ka pasur zera te mrekullueshem, dhe te ndihen krenare qe jane shqiptare. Ne shume konkurse qe behen ne Gjermani e Europe te natyres se “X Factor” dhe talentet shqiptare kane dominuar fatmiresisht, por keshilla ime eshte qe te punojne, dhe te punojne shume! Pa pune, kembengulje dhe deshire te madhe nuk arrihet asgje!

Ledina, po per sa i perket tregut shqiptar mendon te jesh prezente me dicka shqip, nje kenge, klip a pjesemarrje ne ndonje festival, apo tashme fokus eshte vetem karriera ne Gjermani?

Ah… asnjehere. Shqiperine nuk e le kurre! Une gjithmone koken ketej e kam. Pavaresisht se une tashme ne Gjermani jam vendosur, pasi edhe martesen e kam bere atje, ku kam edhe familjen dhe djalin e vogel, une do te vij ne Shqiperi. Jam duke pergatitur dy kenge te reja me kompozitore shqiptare dhe padyshim shume shpejt do te jem prane publikut shqiptar me videoklip ndoshta, a pse jo edhe ne ndonje festival!

Exit mobile version