Ledio Mehmeti është modeli shqiptar i cili prezantohet kohët e fundit jashtë kufijve. Edhe pse ende shumë i ri, ai ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, të sfilojë e të pozojë për revista të huaja.
Është entuziast pasi ka mundur të sigurojë pozimin në faqet e të famshmes GQ të muajit maj. Por surpriza që do pasonte gëzimin e publikimit të fotove ishte më akoma më befasuese për të. Një kontratë e sapofirmosur me agjensinë më të madhe të modës në botë. Një premtim për një karrierë e të ardhme të suksesshme.