Legjenda nga Gostivari tregon se si i shmanget gripit
Nuk ekziston gripi. 82 vjet dhe kurrë nuk ka qenë i sëmurë, kurrë nuk ka shkuar tek mjeku.
“Turp, pensionistët shkatërruan shëndetin. Më dhemb dora, më dhemb këmba, më dhemb gjithçka. Bëj palestër, kështu pensionisti i ashtuquajtur Toni nga Kroacia e që në fakt është Talati nga Reçani i Gostivarit, iu përgjigj kamerave televizive për pyetjen nëse ekziston gripi.
Me përgjigjen e tij, u bë hit në rrjetet e ndryshme sociale.
Pavarësisht se ishte i punësuar në Telekomin kroat, ai punonte par-time edhe si model.
Me lexuesit ai ndau disa këshilla të cilat ai vetë i zbaton, për një jetë të shëndetshme dhe vitale. Në mëngjes ai fillon me ushtrime. Lahet me ujë të ftohtë, dhe pastaj shkon në punët gjatë ditës. Çdo ditë ai rreth tre orë bën ushtrime fizike, kalon shumë kohë në natyrë, por gjithashtu mediton. Ushqehet me çdo gjë që dëshiron, por është i kujdesshëm dhe i matur. Në vitet e fundit ai nuk ka ngrënë mish, kurrë nuk ka pirë cigare, dhe çdo mëngjes pinë nga një gotë të vogël me raki.
Emri i tij i vërtetë është Talat Selmani dhe ka lindur në vitin 1937 në fshatin Reçan të Gostivarit.
Në Zagreb shpërngulet n ëvitin 1960 ku edhe martohet me një kroate.
Ka punuar në Postën e Kroacisë si montazher , por njëperiudhë edhe si shitës i frutavbe dhe perimeve, shkruan Flaka
Që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar ka pasur angazhmane së bashku me bashkëshorten e tij si manekin në reklama të kompanive të ndryshme kroate, ndërsa siç pohojnëata që e njohin, vetëm njëra prej tyre është emituar edhe në Televizionin e Shkupit.
Gostivarasit të cilët jetojnë në Zagreb thonë se në vitet e pleqërisë vazhdimisht ka frekuentuar sheshin e qytetit dhe se në vokabularine tij të shpeshta janë sharjen karakteristike përpopullatën e ish Jugosllavisë.
Ata që e njohin mire, thonë se ka qenë shunmë i pashëm nëmoshëne rinisë dhe në mesomoshë, ndërsa edhe sot e kësajdite është mjaft vital, siç mund të shihet edhe në videot e publikuara.
Ai zbuloi se gjyshi i tij, i cili u kujdes për të pas vdekjes së prindërve të tij, vdiq në moshën 102 vjeçare. “Ai vdiq për një ditë dhe kështu edhe unë dua të shkoj”, pohon Toni i cili thotë se është nga Shqipëria duke e llogaritur fshatin e lindjes (Reçanin) si territor i shtetit shqiptar.
Falë karizmës, inteligjencës dhe shpirtit humorsitik, shumë shpejtë ka arritur të integrohet në komunitet, andaj edhe lidhjet e tija me gurbatqarët e trevës së Pollogut kanë qenë shumë të dobëta. Ndërkaq vëllau i tij Feti Selmani, i lindur në vitin 1944, poashtu në Reçan të Gostivarit, ka jetur në Dubrovnik dhe është marrë me shkencë.
Si professor universitar, ekspert i citopatologjisë, ka merita të veçanta në studimet për luftënkundër kancerit, për çka sheti kroat i ka ndarë Çmimin përVepër jetësore. Ka vdekur në prill të vitit 2018 në Dubrovnik në moshën 74 vjeçare.