Leonora Jakupi shtatzënë
Shumë prej jush e kanë dëgjuar tashmë thashethemin që po bën xhiron e javës: “Leonora Jakupi është shtatzënë dhe do të martohet pas festave të fundvitit”.
Edhe ne ashtu si ju gjëja e parë që menduam të zbulonim pas këtij lajmi surprizues, ishte identiteti i mashkullit që rrëmbeu zemrën bukuroshes Leonorë. Duke qenë se kjo ishte e gjëja e parë që menduam, për të mënjanuar supozimet false, telefonuam direkt këngëtaren Jakupi për ta pyetur rreth këtij lajmi… Por, pas asaj telefonate ëndrrat u thyen… Leonora Jakupi, nuk është shtatzënë, nuk ka në plan të martohet, dhe për më tepër, këtë të fundit gjatë këtyre kohëve është duke e menduar gjithmonë e më pak. Vetë këngëtarja shprehet e indinjuar për këto fjalë dukë thënë se: “Edhe unë e kam dëgjuar një thashethem të tillë, të cilin emohoj në mënyrë kategorike. Për momentin martesa është gjëja e fundit që kam në mendje, dhe përpos kësaj në jetën time private aktualisht nuk ka asnjë mashkull. Kur dikush të më vjedhë zemrën, gazetarët do të njoftoj të parët…”, përfundon këngëtarja Jakupi, e cila aktualisht është duke punuar fort për materiale të reja muzikore, të cilat do të shfaqen për publikun e gjerë me rastin e festave të fundvitit. Vetëm pak javë më parë Leonora, publikoi klipin e saj më të ri, i cili u prit mjaft mirë nga shikuesit.