VIP

Leonora Jakupi solidarizohet me grevistët

Ylli i estradës kosovare, këngëtarja Leonora Jakupi u solidarizua për disa momente me veteranët e luftës që për një muaj po qëndrojnë në grevë në tendat e vendosura afër Qeverisë së Kosovës.

Ajo tha se është vonuar për t’i vizituar këta grevistë për shkak se i priste kolegët e estradës të vinin bashkë.

Gjatë një bisede më grevistët Leonora tha se këto kategori meritojnë shumë më shumë sesa ky trajtim.

“Këta njerëz meritojnë kushte më të mira, trajtim më të mirë, meritojnë të jetojnë si mbretër, për faktin se pa kontributin e tyre, pa gjymtyrët e tyre, që ata dhanë për kombin, për lirinë tonë sot, ne sot nuk do të ishim”, tha ajo për Top Kosova.

Përfaqësuesit e grevistëve e falënderuan këngëtaren për vizitën që u ka bërë atyre dhe për kontributin që ka bërë ajo për këto kategori.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button