VIP

Leonora Poloska vështirë të bëhet nuse Kosove

Gjithnjë me dukje ekstravagante dhe tërheqëse në skenë, Leonora çdo ditë e më shumë po arrin të rrëmbejë zemra të adhuruesve, e kryesisht atyre të Kosovës. Ka më se një vit që ajo tashmë është bërë imazh mjaftë i rëndësishëm i emisionit javor “Kabare” të shfaqur në RTV21.

Ndërkaq sa i përket projekteve muzikore tani për tani nuk e ka në plan të realizoj. Në jetën sentimentale, ende vazhdon të jetë singel, por nëse takon ndonjë person ideal, nuk do ta kthejë prapa. Më shumë rreth punës dhe jetës së saj private flet për “Zëri”.

Leonora u bë kohë që tani ju shohim çdo javë në emisionin “Kabare”, cila është përvoja juaj?

Të them të drejtën performanca ime në emisionin “Kabare” të shfaqur në RTV 21 më ka ndihmuar shumë. Kam arritur të fitoj një përvojë të madhe që nuk do ta kisha arritur asnjëherë. Unë gjithnjë e kam dashur aktrimin, edhe pse nuk jam marrë me të dhe tani në këtë emision po kam mundësi të shfaqem në shumë skena të aktrimit dhe në një mënyrë edhe e kam lëshuar veten sepse kam qenë një person shumë i mbyllur.

Sa jeni e kënaqur me fitimet që të sjellë ky emision?

Paga që unë marrë në këtë emision është solide, mirëpo kjo nuk është me rëndësi për mua. Më shumë më ka joshur lloji dhe performanca ime si aktore, sepse në një mënyrë po arrijë ta përforcojë edhe këtë pjesë të artit që më ka pëlqyer gjithmonë se sa që arrijë ta marrë një pagë.

Me çfarë jeni e angazhuar në këngë?

Si duket në këngë kam planifikuar të pauzoj pak. Padyshim se do të ketë projekte të reja muzikore por në një të ardhme më të largët. Adhuruesit e mi do t’i befasoj pas vitit të ri e që është herët të flas deri në atë periudhë kohorë për këngët që do të realizoj.

A ka diçka të re në jetën tuaj sentimentale?

Tani për tani jo, vazhdoj të jem ende singel, por nëse do të takoja djaloshin ideal atëherë nuk do të hezitoj.

Një pjesë të madhe të kohës e kaloni në Kosovë, keni menduar se mund të bëheni nuse e Kosovës?

Jo, (qesh) edhe pse fatit nuk i dihet, mirëpo nuk kam menduar se mund të ma rrëmbejë zemrën një djalosh nga Kosova. Unë e kam vendin në Shkup dhe atje besoj se do ta takoj djaloshin e ëndrrave të mia.

Çfarë duhet të ketë një djalë për ta rrëmbyer zemrën?

Thjeshtë dua të jetë i sinqertë, të më dojë kështu siç jam dhe të më pranoj me të gjitha të mirat dhe të këqijat që i kam. Të më mbështesë në profesionin tim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button