Lewinsky, ende e dashuruar me Clinton
37-vjeçarja Lewinsky është sot një biznesmene e suksesshme dhe drejton një realitet televiziv, por nuk ka gjetur kurrë dashurinë e jetës së saj dhe nuk është martuar asnjëherë.
”Monica vazhdon të jetë e dashuruar pas Bill-it dhe do të pranonte të rikthehej tek ai brenda sekondës, nëse do t’i kërkohej. Ajo më ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë ndonjë burrë tjetër në jetën time që të më bëjë të lumtur sa ai”, deklaroi një mik i Lewinsky-t, për “National Enquirer”.
”Monica vazhdon të ruajë të gjalla ndienjat për të. Ajo është shoqëruar me disa djem që prej skandalit të Shtëpisë së Bardhë, por nuk ka qenë kurrë në gjendje të gjejë një tjetër që t’i bëjë të harrojë Bill-in”.
Lewinsky ishte 22 vjeç kur nisi të punonte në Shtëpinë e Bardhë dhe pati një lidhje ne presidentin Clinton. Presidenca e tij u vendos në rrezik, pasi ai gënjeu duke mohuar të vërtetën, përpara se të pranonte përballë provave të pakundërshtueshme lidhjen.