Drejtuesi i organizatës së parë joqeveritare hebreje “Likud” në Mal të Zi, Ratko Ceroviq, ka thënë se pret që në periudhën e ardhshme të ketë investime të rëndësishme nga Izraeli në Ulqin, njofton portali zemra.org.
Ai për Portalin UL-info tha se ky qytet, për shkak të faktit se këtu “ka jetuar, vdiq dhe u varros Sabataj Cevi mund të bëhet magnet për dy milion njerëz që janë të bindur se ai ishte mesi”.
Perlinage juive Ulcinj Montenegro “Likud” në Mal të Zi: Investime të rëndësishme nga Izraeli në Ulqin
“Do të ishte ky një fitim i madh për Ulqin dhe tërë Malin e Zi sikur të arrijmë ti sjellim këto njerëz në pelegrinazh Cevit”, tha Ceroviq.
Përndryshe, nesër në komunë të Ulqinit do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim e kësaj OJQ dhe të administratës lokale rreth organizimit të tubimit të madh shkencor “Sabataj Cevi, sabatajanët dhe sabatajizmi në histori dhe literaturë”, i cili verën e ardhshme do të mbahet në Ulqin.