Interesante

Lind foshnja e parë e 2015-tës

daf

Dafina Bejta, 16 vjeçare, nga Lipjani, ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00.

Mjeku kujdestar në Gjinekologji, Naser Berisha, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar për KosovaPress se të dyja janë në gjendje të mirë.

Vajza e 16 vjeçare, ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramëve
Naser Berisha, kujdestar në Gjinekologji, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë qenë 16 lindje, ndërsa lindja vajzës së Dafinës, u lind në 10 minutat e parë të 2015-ës.

Gjendja e fëmijës së pos a lindur është mire po ashtu edhe gjendja e nënës së fëmijës është e mirë.

 

“Në minutat e para të vitit të ri, në 10 minutwshin parë ka lindur Dafina Bejta, 16 vjeçare nga komuna e Lipjanit , gjinia e fëmijë femër, me peshë trupore 2750 gram, gjatësi 49 centimetra … Janë në gjendje të mirë edhe nëna edhe fryti”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Myrvete Paqarada, drejtoreshë e Gjinekologjisë, ka treguar se vitin 2014, në gjinekologji kanë lindur 2290 nëna, ndërkaq sonte në 2015, lindi një vajzë nga një nënë 16 vjeçare.

 

Sivjet e përfunduam vitin me 2290 lindje, sivjet fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë vdekje të nënave . Vitin e filluam mbarë me një vajzë të bukur prej një nëne të re 16 vjeçare. Për ndryshe gjatë vitit të kaluar kemi pasur edhe 4 mijë e 80 operacione të ftohta”, ka thënë ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button