VIP

Linda Halimi mohon lidhjen me Big D

Këngëtarja kosovare, Linda Halimi, ka mohuar kategorikisht spekulimet e mediave kosovare se ajo është në lidhje me reperin Big D dhe se ka vendosur ta kalojë jetën me të.

Ishte revista Kosovarja ajo që në numrin e fundit pohoi se reperi amerikan Big D do të bëhet dhëndërr i Kosovës pasi është në lidhje me këngëtaren Linda Halimi. Sidoqoftë, kjo e fundit i ka hedhur poshtë këto spekulime në një intervistë për Telegrafin.

“Falënderoj revistën Kosovarja për interesimin që shfaqën për jetën time private. Unë me Big D nuk kam asnjë lloj marrëdhëniesh pos atyre shoqërore. E kam mik familjar, ndërsa bashkëpunojmë sepse na pëlqejnë bashkëpunimet. Unë po takoj dikë tjetër”, theksoi Linda Halimi, pa dashur të zbulojë emrin e të dashurit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button