VIP
Lindsay Lohan rifiton lirinë
Ka përfunduar arresti shtëpiak për aktoren Lindsay Lohan pasi ka plotësuar 35 ditë dënimi për vjedhjen e një varëseje në janar të këtij viti.
Autoritetet kanë shkuar në shtëpinë e Lohan ditën e djeshme për t’i hequr byzylykun e lokalizimit që ajo e mbante në këmbë.
24-vjeçarja do të rikthehet me filmin e saj më të ri në fund të këtij viti, film në të cilin do të interpretojë edhe John Travolta.