Katër herë futbollisti më i mirë në botë është akuzuar për mashtrim me tatime në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009.
Argjentinasi ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook, për të thënë se ai dhe babai i tij, Jorge, nuk kanë bërë asgjë të paligjshme.
“Kemi dëgjuar përmes mediave rreth akuzës së autoriteteve spanjolle të tatimit. Jemi të befasuar nga ky lajm, sepse asnjëherë nuk kemi bërë ndonjë shkelje”.
“Gjithmonë i kemi përmbushur obligimet tona tatimore dhe kemi ndjekur këshillat e konsultuesve të tatimeve, të cilët do të marrin përgjegjësinë për të sqaruar situatën”, ka shkruar 25-vjeçari.