Lionel Messi pritet të fillojë bisedimet për rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën.
Sipas El 9 Esportiu, argjentinasit i pengon fakti që klubi pagoi aq shumë para për Neymar, si edhe për pagën e tij në Camp Nou.
I njëjti burim pohon se babai i Messit, Jorge, në javën e ardhshme do të takohet me presidentin blaugran, Sandro Rosell, për të diskutuar rritjen e pagës së 25-vjeçarit.
Kontrata aktuale e katër herë fituesit të Topit të Artë, skadon në vitin 2018.