Agjenti argjentinas Jose Alberti thotë se ylli i Napolit, Ezequiel Lavezzi, mund të jetë lojtar i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm.
“Dy vite më parë, kam përcjellë një takim në mes të liderëve të Liverpoolit dhe Napolit. Ne diskutuam një marrëveshje të mundshme për ta çuar Lavezzin në Angli”.
“Asgjë nuk ka ndodhur, por e di se klubet angleze ende kanë një interesim të madh në lojtarin, veçanërisht pas paraqitjeve të tij këtë sezon”.
“Unë jam i mendimit se nëse ata dështojnë të përmirësojnë kontratën e El Pocho, pas këtij sezoni ne mund ta shohim atë të largohet”, ka thënë agjenti.