www.Zemra.Org

Longoria: Divorci më bën të qaj

Eva Longoria është shprehur se kur kujton divorcin e saj nga Tony Parker emocionohet edhe pse tashmë ka nisur një marrëdhënie tjetër.

Protagonistja e serialit Shtëpiake të Dëshpëruara u divorcua nga basketbollisti francez në fund të janarit të këtij viti dhe tashmë po frekuenton Eduardo Cruz.

Eva u nda në nëntorin e kaluar nga basketbollisti i San Antonio Spurs pasi francezi e kishte tradhtuar me bashkëshorten e shokut të ekipit.

“Duhet të mësohem me një stil tjetër jetese. Deri para pak kohësh isha mësuar të udhëtoja me avion për të parë një ndeshje basketbolli”, u shpreh Longoria për revistën ‘Allure’.

“Ndarja ka qenë shumë e vështirë. Po mundohem ta kaloj sa më lehtë, por sa herë që e kujtoj më vjen të qaj”, shtoi ajo.

Exit mobile version