VIP

Loreta Abdyli me e bukura ne “Zhurma Show Awards 2012”

Spektakli i cili u ndoq dhe u komentua shumë, “Zhurma Show Awards 2012” ofroi jo vetëm cmime, por edhe të ftuar specialë, të cilët me veshjet e tyre kuq e zi, kishin mbërritur edhe nga larg.

Mes tyre dhe që binte në sy për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj ishte Loreta Abdyli, Miss Diaspora 2012, e veshur me një fustan mjaft të bukur nga stilistja e njohur Vjollca Llapashtica që sikur shkëlqentë atë mbrëmje.

Pa dyshim se mund të themi se Loreta ishte më e bukura e asaj mbrëmjeje në Prishtinë, ku në këtë foto që e shihni ajo shoqërohej nga producentja e saj Malbora Gurra, ndërsa po me ëmbëlsi jepte përgjigje edhe moderatorit në tepihun e kuq Maksit.

Loreta ishte e ftuar në këtë show nga organizatorët për të ndarë disa cmime, ndërsa ajo vetë, pas pak ditësh do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e madh të bukurisë botërore në ‘Miss Globe 2012”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button