Ricky Bandejas ka folur për triumfin e tij në vitin 2018 me nokaut kundër James Gallagher.
Ishte humbja e parë e Gallagherit në karrierë, falë një nokauti absolutisht brutal, transmeton Periskopi.
Bashkëpuntori i ngushtë i McGregorit, i cili po konsiderohet si “imitues” i irlandezit, po fliste shumë në konferencë para meçit, duke iu afruar madje edhe te fytyra kundërshtarit para meçit.
Sidoqoftë, ai u poshtërua keq pas gongut, duke u nokautuar disa herë.
Shikoni më poshtë.
“Më kanë ardhur mijëra komente duke më thënë se janë shumë të lumtur për atë që i ndodhi,” ka thënë Bandejas.
“Është e tmerrshme, por në të njejtën kohë i jep atij vëmendje dhe promoterëve u pëlqen vëmendja, pa marrë parasysh a është për të mirë apo për të keqe, nuk ka rëndësi.”