Maçoku italian trashëgoi 9 milionë euro
Maçoku i zi Tommaso, trashëgoi nëntë milionë euro pas vdekjes së pronares së tij Maria Assunta, e cila vdiq në moshën 94 vjeçare.
Maçoku katërvjeçar, të cilin pas vdekjes, se pronares, Assunta e kishte marrë nga rruga dhe e kishte ruajtur në shtëpi, tash është pronar i parave të gatshme, aksioneve dhe patundshmërive ku bëjnë pjesë edhe banesat dhe shtëpitë në Romë e Milano, si dhe toka në rajonin e Kalabrisë.
Assunta ishte e martuar me një pasanik i cili merrej me patundshmëri, por si shumë e re mbeti e vejë. Qifti nuk kishte pasur fëmijë.
Pasi shëndeti i plakës ishte përkeqësuar, ajo shqetësohej shumë për jetën e maçokut. Prandaj, urdhëroi avokatët e saj që “të gjejnë një strehë për kafshë, organizatë ose grup të cilëve do t’ua dhurojë pronën dhe do të kujdesen për Tomassin”.
Megjithatë, asnjë prej organizatave nuk përmbushte standardet të cilat i kërkonte plaka. Për këtë arsye, ajo vendosi që pasurinë t’ia lë trashëgim Tomassit nëpërmjet motrës medicinale Stefani, e cila është kujdesur për të në ditët e fundit të jetës.