VIP
Madonna tregon të pasmet për të mbledhur fonde për viktimat e Sandy (VIDEO)
“Po ju tregoj fundshpinën timë për viktimat e uraganit Sandy”. Këto kanë qenë fjalët e Madonna gjatë një koncerti të saj në New York, pjesë e turit MDNA. Këngëtarja ka inkurajuar publikun të hedhë të holla në skenë për të marrë pjesë në fushatën e grumbullimit të fondeve.
Mëngjesin e djeshëm, mbretëresha e muzikës pop ka vizituar personat e prekur nga uragani, në gadishullin Rockaway, në Queens. Një vullnetar ka treguar për New York Daily News se Madonna ka qenë mjaft e sjellshme dhe e njerëzishme me njerëzit: “Ishte mbresëlënëse se si sillej. Kishte marrë vetëm një truprojë, ishte vërtetë bukur ta shihnim atje”.
[wp-like-locker]Madonna nuk ka qenë personazhi i vetëm i botës së spektaklit që ka vizituar zonën e prekur nga uragani në New York. Në fundjavë Justin Timberlake dhe gruaja e tij, Jessica Biel, shkuan në Far Rockaway për tu bërë vullnetar dhe kanë ndihmuar për shkarkimin e një kamioni me ndihma për të pastrehët.[/wp-like-locker]