Policia në Podgoricë ka arrestuar më shumë se 20 tifozë malazezë të cilët ishin rrahur mes vete pak kohë para se te fillonte takimi kualifikues Mali i Zi – Angli. Përleshja ka ardhur ndërmjet dy grupeve rivale të tifozëve në Mali të Zi.
Derisa ata rraheshin në mes vete pamëshirshëm, tifozët anglezë të cilët janë të njohur për krijimin e problemeve rrinin duke qeshur ndërsa, disa pre j tyre u kanë thënë mediave pas ndeshjes së asnjëherë nuk kanë parë që tifozët e një kombëtareje të rrahën në mes vete. Si do qoftë ajo rrahje në fund është shndërruar në festë, pasi Mali i Zi ka siguruar vendin e dytë që i dërgon në ndeshjet barazh.