Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Maqedonasit rrahin barbarisht dy shqiptar në Shkup
Shkup – Dy të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht ditën e djeshme nga huliganë maqedonas, transmeton Zhurnal.
Ngjarja ka ndodhur në ndalesën e autobusit në lagjen Aerodrom të Shkupit, atje ku mendohet të jetë vendgrumbullimi i dhunuesve maqedonas.
Dy të rinjtë, njëri 19-vjeçar me inicialet I.H nga Saraji dhe shoku i tij, A.S, janë sulmuar me shkopinj bejsbolli teksa po hipnin në autobusin nr. 5.
Kanë qenë gjithsej 4 persona, që për Policinë rezultojnë ende të paidentifikuar, të cilët kanë goditur me mjetet e drurit dy shqiptarët, duke u shkaktuar lëndime në pjesën e kokës dhe të trupit.