Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Maqedoni, 51 shqiptarë të arrestuar
Në një aksion të policisë maqedonase janë arrestuar 51 shtetas shqiptarë për qëndrim ilegal.
Në kontrollin e ushtruar, janë zbuluar 32 shtetas shqiptarë në Tetovë dhe 19 në Gostivar. Shtetasit shqiptarë, shumica prej të cilëve janë nga Kukësi, Librazhdi dhe Peshkopia, janë të moshës prej 17 deri në 57 vjeç. Pjesa më e madhe prej tyre kanë qenë të punësuar në ndërtim dhe në punë të tjera krahu.
Në kontrollin e policisë në dy furra në Tetovë, janë gjetur katër persona nga Kosova për të cilët është konfirmuar se punojnë ilegalisht, me ç’rast janë shoqëruar në polici. Dje, gjithashtu në Gostivar janë kapur dy shtetase shqiptare të cilat pas procedurave të ndërmarra janë kthyer në Shqipëri.