Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Plagoset një zyrtar policor nga kolegu i tij në Tetovë (FOTO)

policiaPara pak çastesh, siç mëson zemra.org,  në policinë e Tetovës, njësia për komunikacion që gjendet te ndërtesa afër qendrës sportive ku është edhe njësia rajonale e mbrojtjes ka ndodhur një incident mes kolegëve.

Një zyrtar policor është plagosur nga një koleg i tij.

Ende nuk dihen rrethanat dhe detajet e këtij incidenti. Ndërtesa ku në pjesën e poshtme kryhen edhe shërbime të tjera administrative është bllokuar.  Zemra.org mëson se ngjarja është aksidentale dhe e pa qëllimshme.

Gazetari i Portalbit ka qenë në vendin e ngjarjes, para ndërtesës së policisë vërehen disa polic të cilat nuk lejojnë hyrje daljet dhe as fotografimin e objektit. Megjithatë Portalb arriti të dokumentoj me foto këtë ngjarje. Kjo bllokadë në ndërtesë bëhet për shkak se organet kompetente janë duke e bërë hetimin. 

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë së Tetovës Marijan Josifovski.

“Në njësinë për siguri të komunikacionit të policisë së Tetovës është plagosur me armë zjarri një punonjës i policisë. Deri më tani nuk kemi të konfirmuar rrethanat e ngjarjes por në vend janë duke u bërë ekspertizat nga policia dhe prokurori publik”, deklaroi për Portalb Josifovski.

Show More

Related Articles

Back to top button