EkonomiaLajmeMaqedonia

Maqedonia e 87-ta në botë për siguri ekonomike

Një hulumtim i “Euromanias” e rendit Maqedoninë në vendin e 87 për nga shtetet e sigurta në botë. Para saj si vende të sigurta janë Kroacia në vendin e 61 dhe Serbia në atë të 84-të.

Ndërkaq Shqipëria renditet në vendin e 91-të, Kroacia zë vendin e 61-të në renditjen globale, Serbia ndodhet në vendin e 84-të.
Bosnja dhe Mali i Zi janë dy shtetet ballkanike që renditen më së larti në listën e shteteve më të rrezikshme në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore, bazuar në vlerësimet e  treguar nga hulumtimi i  “Euromanias”.
“Mali i Zi bie kaq poshtë në listë për shkak të rezultateve ekonomike, duke pasur parasysh faktin se ekonomistët si problemin kryesor të shtetit e shohin stabilitetin e bankave dhe përqindjen e punësimit. Shteti është krejt në fund të listës, renditur në mesin e 10 shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, bazuar në faktin e qasjes në kapitalin tregtar. Në këtë mes, Kroacia bashkërenditet edhe me Bjellorusinë”, thuhet në raport. Bazuar në një hulumtim të “Euromanias”, me të cilin janë bërë vlerësimet politike, ekonomike dhe strukturale të rrezikut, shtetet më të sigurta janë vlerësuar të jenë Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Danimarka dhe Suedia, ndërsa në mesin e 10 më të lartave janë edhe Singapori, Finlanda, Kanadaja, Holanda dhe Gjermania.
Në këtë raport përfshihet mendimi i ekonomistëve për siguri në 184 shtete të ndryshme të botës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button