- Kanë vazhduar protestat kundër vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të liruar nga përndjekjet penale funksionarë shtetërorë dhe funksionarë nga opozita.
Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.
Policia ka provuar të ndalojë protestuesit, por pa sukses, pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.
Protestat u organizuan nga 85 OJQ, të cilët bërtasin ”Pa drejtësi, s’ka qetësi”.
Sulmohet me shkop gome në kokë, gazetari Goran Naumovski
Ndryshe gazetari Goran Naumovski është lënduar sonte në protesta. Ai është sulmuar me shkop gome në kokë dhe me ndihmën e shpejtë është transportuar në spital.