Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.
Mediat lokale thanë se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.
Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur, kur u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.
Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.