BotaLajmeShqiperiaVIDEO

Mashtrim miliona dollarësh, FBI në kërkim të shqiptarit (Video)

fabjanNjë shtetas shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI nën akuzën mashtrimit.

Mediat amerikane theksojnë se gjashtë shtetas rumunë, së bashku me shqiptarin Fabjan Meme, kanë arritur që përmes internetit të mashtrojnë me miliona dollarë qindra amerikanë, duke u shitur automjete dhe varka të shtrenjta, por që në fakt nuk ekzistonin.

Interpoli ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave, ndërsa kreu i grupit ishte rumuni Nicolae Popescu.

Ata përdornin dokumentet false për t’u bërë më të besueshëm për klientët, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi tre milionë dollarë. Ata kishin hapur disa llogari bankare përmes identiteteve të rreme, në të cilat transferonin paratë kryesisht në bankat amerikane.

I dyshuari si koka e grupit, 32-vjeçari Popescu, është person me precedentë penal në fushën e krimeve kibernetike. Ai rezulton të jetë arrestuar në 2010 nga autoritetet rumune, por shkak të disa procedurave burokratike kishte fituar lirinë. Në të njëjtin vit Fabjan Meme u shpall në kërkim, pasi u akuzua për mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash.

Show More

Related Articles

Back to top button