Gjuha

Mbiemra

Mbiemra

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re

përshtatje në numër :
mjekët e rinj
mjeket e reja

përshtatje në rasë :
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
– ata që mbarojnë me –ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
– ata të formuar me prapashtesat –(ë)m, –shëm, –(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
– mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
– disa mbiemra që dalin me –ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemra të panyjshëm janë :
– mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
– mbiemrat e formuar me prapashtesat –ar, –tar, –ik, –ist, –iv, –or, –tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
– mbiemrat e formuar me prapashtesat –(ë)s, –ues, –yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
– të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close