Mbijetoni infarktit me alkool
Femrat të cilat kanë konsumuar alkool gjatë kohës para se të pësonin infarkt të zemrës, në fund kanë jetuar më shumë sesa femrat që nuk kanë konsumuar aspak alkool- tregon një studim amerikan.
Në këtë studim janë analizuar 1.200 femra dhe është vërejtur mbijetesë me e mirë te femrat që kanë pirë disa gota alkool gjatë muajit dhe më shumë se tri gota gjatë javës.
Hulumtimi ka zgjatur 10 vjet, ndërsa femrat participante ishin të gjitha paciente që ishin shtrirë në spital për shkak të infarktit të miokardit.
Është pohuar se pas 10 vitesh kanë vdekur 44 për qind e femrave që asnjëherë nuk kishin konsumuar alkool, 25 për qind e atyre që kishin pirë mesatarisht dhe vetëm 18 për qind e atyre që kishin konsumuar sasi pakëz më të madhe të alkoolit.
Kjo lë të kuptohet se rreziku i vdekshmërisë për femrat që kishin konsumuar alkool ka qenë dukshëm më i vogël sesa i atyre që nuk kanë pirë, kanë përfunduar autorët.