Mbrojtësi i porsatransferuar i Celticut, Efe Ambrose, ka folur rreth takimit të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës dhe është shprehur i gatshëm që ta ndalë Lionel Messin.
“Lionel Messi nuk është i panjohur për mua, sepse isha në ekipin e Nigerisë U-23 që luajti në finale kundër Argjentinës në Lojërat Olimpike të vitit 2008”.
“Po ashtu, kam luajtur kundër tij në miqësoren në Bangladesh në vitin e kaluar”.
“Prandaj, ai nuk do të më paraqesë shumë probleme, sepse do ta bëj më të mirë që ta markoj kur Celticu dhe Barcelona të ndeshen në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ambrose për Goal.com.