BotaLajme

Mbylla një luftë dhe eliminova Bin Ladenin!

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka mahnitur edhe njëherë amerikanët me fjalimin e tij të mbajtur në Konveten e Partisë Demokratike të mbajtur në Charlotte të Karolinës Veriore, duke thënë se sfidat janë të vështira, porse i di rrugët kah dhe si duhet drejtuar Shtetet e Bashkuara.

Duke e pranuar formalisht emrimin e partisë si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara, Obama ka thënë se kundërkandidati i tij, republikani Mitt Romney është i papërvojë, andaj përkrahësit e tij duhet të përveshin mëngët dhe t’i futen punës gjatë dy muajve të fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Një ndër momentet e paharrueshme në këtë konventë, u shënua kur Zonja e Parë, Michelle Obama, doli në skenë dhe e prezantoi burrin e saj, presidentin aktual, si kandidat për të fituar edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Obama foli për arritjet e tij në politikën e brendshme dhe të jashtme, duke u kujtuar përkrahësve të tij më besnikë se mbylli një luftë dhe eliminoi udhëheqësin e Al Qaedas, Osama bin Laden. “Kundërkandidati im nuk thotë cfarë duhet të bëjmë me luftën në Afganistan, ndërsa unë e di. Po ashtu, unë nuk mund të them se armiku kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është Rusia, sepse atëherë do të ktheja Amerikën në Kohën e Luftës së Ftohtë. Unë them se ka sfida të vështira, por unë i di rrugët për zgjidhjen e tyre”.

“Katër vjet më parë, unë premtova të përfundoj luftën në Irak. Këtë e realizuam. Premtova të përqëndrohem tek lufta kundër terroristëve që na sulmuan më 11 shtator. Këtë e realizuam. Por megjithë përparimin që kemi arritur, ende ka sfida. Duhet të ndalim komplote terroriste. Kriza në Evropë duhet të vihet nën kontroll. Angazhimi ynë në mbështetje të sigurisë së Izraelit nuk duhet të lëkundet, por nuk duhet të heqim dorë as nga përpjekjet për paqe”, ka thënë Obama, raporton VoA.

“Ne luftojmë për të rikthyer vlerat që sollën krijimin e klasës më të madhe të mesme dhe ekonomisë më të fortë në botë. Kam nënshkruar marrëveshje tregtie që po ndihmojnë kompanitë tona të shesin më shumë mallra për miliona konsumatorë të rinj – mallra që mbajnë vulën krenare – Prodhuar në Amerikë”.

Fjalët e presidentit u zgjuan shpresa të reja delegatëve për zgjedhjet në nëntor. Delegatët e ndoqën nga pallati i sportit, por moti i keq la dhjetëra mijëra të tjerë pa bileta. Ata kishin shpresuar ta ndiqnin kuvendin drejtpërdrejt në stadiumin e hapur të qytetit me 75 mijë vende.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button