Por të themi të vërtetën, nuk ka dashuri pa dhimbje, sikurse nuk ka dhimbje pa dashuri. Shpesh mund të vihemi në situata tepër të dhimbshme shoqërore, familjare, personale, apo çfarëdolloj qofshin, por forcën e saj të vërtetë e ndiejmë ndërsa notojmë në pellgun e ndriçuar nga pasqyrimi i emocioneve të fuqishme që manifestohen tek ne, ndërsa jemi të përfshire totalisht në atë dashuri, të ndërtuar me aq finese dhe delikatese, të ëmbëlsuar me aq zemërgjerësi dhe të joshur nga subkoshienca që tashme i ka zënë derën logjikës sonë. Në të tilla raste është mirë të reflektoni gjatë, edhe pse logjika nuk luan me rol në këtë moment, dhe në mendje ju lindin vetëm situatat e bukura që keni kaluar me partnerin tuaj, dhe gjithmonë fajësoni vetën, duke u mbytur në lot dënese, sepse mendoni se jeni vetëm ju fajtorja, jeni vetëm jua ajo që qoi në këtë ndarje. Por jo jeni shumë gabim, nëse jeni ndarë, do të thotë se nuk duheshin deri në atë pike sa të suportonit sjelljet tuaja, apo egon tuaj, dhe ti linit vendin e duhur një dashurie të pastër dhe të vërtetë. Në disa raste fajin nuk e ka askush nga partneret, por vetëm fakti që nuk jeni bërë për njeri tjetrin, në disa të tjera ai mbetet jetim, në shumicën e rasteve ai mundohet të jetë i sinqerte dhe pranon të jetë në anën e njërës pale. Shpesh gjatë të qenit bashkë, ndërsa shkëmbeni puthje, ëndrra, shpresa, dëshira, fantazi dhe ëmbëlsoni njeri tjetrin me dashuri, ajo që zemra nuk arrin ta kuptojë, koha e thekson pak e nga pak dhe e deshifron frazën e duhur, dhe faktin se cili jeni në të vërtetë për njeri tjetrin, dhe arrin në atë pikë dhe nivel, sa që çdo gjë është e qarte, nëse nuk është dashuri e vërtetë por vetëm pëlqim hormonal, qe shumë shpejt i le vendin një realiteti të hidhur, një dhimbje që bëhet tepër agresive tek personi që ka dhuruar me shumë në këtë dashuri.
Të dashurosh është një privilegj dhe një sakrifice, nuk mund të luash me këtë ndjenjë hyjnore, pasi në të komunikimi nuk është me më fjalë dhe logjike por me zëmër dhe shpirt.