Teknologji

Më pak njerëz duan një iPhone 5!

iphone5Sipas një raporti të fundit të publikuar në një gazetë prestigjioze, thuhet se Apple ka reduktuar porositë për pjesët e iPhone 5, për shkak të kërkesës së ulët në treg.

Për tremujorin aktual të vitit, vetëm gjysma e ekraneve të iPhone 5 janë porositur nga Apple, krahasuar me planin fillestar thuhet sipas Wall Street Journal.

Por, përveç ekranit edhe porositë e komponentave tjerë që e bëjnë produktin e famshëm iPhone 5 thuhet se janë reduktuar mjaft shumë.

Porositë e reduktuara nga Apple për pjesët e iPhone kanë ndodhur edhe më herët, por këtë herë megjithatë, ulja e kërkesës i atribuohet kërkesës së dobët në treg.

Apple do të prezantojë rezultatet e reja financiare në 23 janar, dhe prej suksesit të arritur mund të gjykohet për lajmin e dhënë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button