VIP

Më pëlqejnë femrat e bukura dhe të sinqerta

Flet modelisti, balerini, moderatori i emisionit “COCTAIL”, Klinton Zeqiraj.

Një i ri që guxon dhe punon. Kudo që shkel do të lerë gjurmë. E fillon karrierën si balerin, pastaj modelist, moderator dhe tashmë do të konkurroj për aktrim. Nuk mund ta kuptoj jetën pa art, pa skenë.

Çdo gjë e ka fituar me vullnet dhe me punë këmbëngulëse. Simpatik, i qeshur, energjik, këto janë cilësitë e tij që e kanë bërë të dashur në shoqëri, por dhe kërkues në jetë.
Kur dhe ku ka filluar të kërcej Klintoni dhe kush e ka zbuluar si talent? 
Unë  kam filluar të kërcej që në moshë  të vogël. S’e di, por më pëlqente shumë  të  kërceja  dhe shpesh herë  kur dëgjoja muzikë  ritmike çohesha direkt dhe e kërceja. Si talent më ka zbuluar një profesor baleti në Sarandë pasi më pa në një audicion, më tha se kisha të dhëna dhe talent për t’u bërë një balerin, kështu që, këtë gjë ia vura në dukje dhe familjes dhe menjëherë  m’u krijua ideja për t’iu futur këtij profesioni.
Saranda qyteti i lindjes çfarë ju ka dhënë në drejtim të kërcimit, moderimit, aktrimit. A është qytet që nxjerr artistë, piktorë, aktorë të spikatur dhe pse?  
Saranda nuk është se më ka dhënë formimin e këtyre profesioneve, përkundrazi, unë pasi vendosa të vazhdoj baletin, erdha në Tiranë sepse në Tiranë ndodhen të gjitha mundësitë për të vazhduar atë që unë dëshiroja,( ARTIN).  Mendoj se, Saranda më ka dhënë frymëzimin, ëndrrën, dëshirën, energjitë për të ecur në këtë rrugë, pasi në të vërtetë gjithçka tjetër e kam timen. Brenda qenies si një dëshirë për të parë vetëm para në këtë rrugë kaq interesante mbushur me të papritura.
Në shkollën e baletit ndoshta një ditë e veçantë. Kush ju nxiti për konkurrim, kë kishit në juri, pjesa që luajtët dhe si qe reagimi i jurisë?  
Po! Ka qenë vërtet një ditë  e veçantë. Nxitja kryesore për të konkurruar në shkollën e baletit ka qenë vetvetja. Sigurisht, një nxitës real ka qenë dhe familja ime, por isha unë ai qe insistoja me shumë për t’u futur në këtë konkurrim. Në juri ishte drejtoresha e shkollës  (profesioniste e vërtetë) edhe stafi profesionit i pedagogëve të shkollës së  baletit. Pjesa me të cilën unë konkurrova ishte baleti klasik, sepse baleti klasik është baza e baletit dhe e formimit të një balerini. Në këto konkurse vetë juria pjesë të tilla do të shohë duke interpretuar. Pra, ajo ishte pjesa kryesore që ata donin të shikonin, dhe një pjesë  të vogël të valles popullore, pra traditat e shqiptarëve. Mbasi mbarova konkurrimin, të nesërmen mora  përgjigjen që kisha fituar për t’u futur në shkollë! Ishte një ditë e veçantë. Kisha realizuar një nga ëndrrat e mia të para. M’u hap një dritare e re në jetë. Brenda ndjeja gëzim që nuk dija se si ta shprehja. Para më priste një jetë e re, e panjohur, por e dashur për mua. Çdo gjë e kisha fituar me punën time.

Çfarë aktivitetesh keni zhvilluar kur ishit në shkollë?  
Kam zhvilluar një sërë aktivitetesh të ndryshme, si brenda dhe jashtë vendit!  Pra, kërcime me pjesë baleti. Kemi shkuar në shumë festivale të ndryshme, ku unë kam marrë eksperienca të ndryshme që më formuan dhe më vlejtën shumë në jetë.
Krahas baletit ju jeni aktivizuar si model, si erdhi ky profesion i dytë që kërkon pamje, por edhe plastikë?
Vetë paraqitja ime ka qenë si shtysë e parë. Kam 2 vjet që merrem me modeling dhe ndihem shumë mirë. Dëshira dhe pasioni për fotografinë, fotot e shumta nëpër aktivitet, shprehja e veçantë që merrja në foto më bënë që të tentoj dhe në këtë fushë.
Cila ka qenë paraqitja juaj e parë në këtë fushë?
Performanca e parë ka qenë kur unë kam qenë konkurrent në një revistë  për të  rinj mbas disa sete fotosh të dërguara në të, ku u përzgjodha si  “Mister Trendy”!  Ishte një eksperiencë e bukur. Më nxiti dëshirën për të vazhduar më tej. S’ishte keq që të ecja paralele në të dy këto profesione që kanë shumë të përbashkëta.
Ju shumë aktivitete i keni zhvilluar në dy shtete fqinj. Cili ka qenë aktiviteti juaj artistik në Greqi dhe Itali, kush ishte si menaxher, pse u larguat prej andej? 
Në Itali kam qenë në shkollën e baletit në Siena. Ishte një shkollë me shumë kërkesa. Kërkesa e llogarisë ishte në shkallën maksimale. Shkaku që u largova nga Italia ka qenë mungesa e dokumenteve. Pra, pas përfundimit të shkollës nuk mund të qëndroja pa dokumente.  Prej andej shkova në Greqi, aty u futa në shkollën më të mirë të Baletit, ku kam dhënë dhe disa shfaqje të ndryshme. Pikërisht, në këtë shtet u bëra pjesë e një agjencie mode shumë të njohur në vend si fotomodel. Në Greqi m’u krijuan disa hapësira. Menaxheri  kryesor i aktiviteteve, kontratave të mia në fqinjin jugor ka qenë familja ime!
Ju keni qenë pjesë e emisionit COCTAIL në Vizion plus, madje dhe moderator, ideja e kujt ishte kjo nismë? Pse u larguat nga TV? 
Pjesëmarrja në një emision televiziv ka qenë një ndër ambiciet e mia. Nuk jam egoist, por s’mund të qëndroj në një vend. Dua të bëj gjithçka që mendoj se, e bëj. Kjo ishte arsyeja që unë u bëra pjesë e emisionit COCKTAIL. Ky emision disi ndryshe për mua është realizuar vjet. Ndonjëherë rastësia nuk thonë kot që është mbreti i botës. Ka qenë rastësi në fakt pjesëmarrja ime në një emision televiziv dhe pse e kisha ëndërr tjetër në sirtar. U nisa për të bërë tjetër gjë  dhe veç kur më vjen oferta… Sigurisht, ishte një ofertë shumë e mirë , pasi vetë  ideatorja e emisionit më caktoi mua të isha moderator i rubrikës.
Tashmë jeni larguar përfundimisht nga ekrani si moderator?
Nuk jam larguar nga tv. Së  shpejti do të  vij me surpriza të tjera!! Nuk mund të them se çfarë kam si ide. Më ka pëlqyer magjia e televizionit dhe nuk dua të heq dorë.
Diku jeni shprehur se do të vazhdoni  Universitetin e Arteve për aktrim, pse ky ndryshim? 
Shumë shpejt unë do të  nis të merrem dhe me aktrim. Është një degë, e cila më pëlqen shumë  dhe e shoh si të ardhmen më të sigurt të jetës sime. Nuk mendoj se ka ndryshim sepse prapë në art jam sido që të jetë! Aktrimi dhe balerini kanë shumë të përbashkëta. Është art skenik vetëm që aktrimi shoqërohet me fjalë. Mendoj se, aktrimi është  një  profesion shumë i mirë dhe sigurisht nëse punon ashtu siç duhet dhe me vullnet sigurisht që, e fiton dhe emrin dhe të ardhurat për jetë normale.
A jeni i dashuruar dhe ç’mendim keni për femrat? 
Nuk jam i dashuruar. Për momentin jam SINGLE. I pëlqej femrat, pa femrat bota s’do të kishte kuptim! Ato janë kripa e gjellës dhe sherbeti i bakllavasë.
Kohën e lirë e kaloni me femra me aktrim, modelim apo balet?
Kohën e lirë e kaloj me  shoqëri  nëpër  kafe, ose PUB-e, të cilat i frekuentoj shumë.
Përdorni pije alkoolike cigare dhe pse? 
Nuk përdor asnjë  nga këto! Janë jashtë shijeve dhe preferencave të mia. Profesionet e mia i përjashtojnë ato n.q.s do të bësh karrierë.

Jeni dashuruar ndonjëherë marrëzisht?

Po jam dashuruar. Ishte diçka e bukur që po e harroj.
Çfarë pëlqeni më shumë tek një femër?
Tek një femër, më pëlqen sinqeriteti në radhë  të parë. Për mua një femër duhet të jetë e çiltër, jo gënjeshtare  dhe sigurisht dhe e bukur!
A keni bashkëjetuar ndonjëherë dhe a është diçka e zakonshme bashkëjetesa për ju?  
Jo nuk kam bashkëjetuar ndonjëherë. Nuk paragjykoj asnjë lloj jetese. Secili ka preferencat e veta.
Keni ndonjë shok homoseksual dhe mendimi juaj për ta?
Nuk shoqërohem me homoseksual, pasi ndoshta nuk më ka rënë rasti. Nuk kam ndonjë mendim paragjykues. Secili ka të drejtë ta jetojë jetën e vet në mënyrën e tij, mua nuk më prish punë!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button