Teknologji

Më shumë smartphonë se PC

Smartphonët blihen nga të gjithë, e kompjuterët vetëm nga atë që kanë nevojë për një të tillë – ky është përfundimi që mund të nxjerrët pas të dhënave të publikuara nga Canalys që flasin për 487.7 milion smartphonë të shitur dhe “vetëm” 414.6 milion kompjuter të shitur gjatë vitit të kaluar.

Duhet pasur parasysh se si kompjuter janë llogaritur edhe tabletët. Krejtësisht kjo është një rritje prej 62.7% në shitjen e smartphonëve në krahasim me vitin 2010, e gjithashtu është shënuar edhe rritje e shitjes së softuerëve për ta, derisa shitja e softuerëve për kompjuter po rritet me një tempo dukshëm më të vogël.

Edhe pse ky po duket se është një moment vendimtar për tregun e kompjuterëve, Canalys tërheq vërejtjen se tregu i smartphonëve është vetëm në krijim e sipër, dhe për shkak të kësaj po shohim shifra kaq të mëdha. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e njerëzve ka kompjuter në shtëpi dhe nuk i ndërron ata çdo dy vite, siç është rasti me telefonat celularë. Edhe pse është i qartë kalimi i fokusit nga njëra teknologji tek tjetra, kjo ende as për së largu nuk nënkupton fundin e kompjuterëve të tavolinës dhe kompjuterëve portativ.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button