VIP

Më theu zemrën por s’mund të jetoj pa të

Helen FlanaganHelen Flanagan ka treguar se si i dashuri i saj Scott Sinclair i ka thyer asaj zemrën, por ajo është e bindur se nuk mund të jetoje pa të.

“Gjithmonë kam qenë e dashuruar në Scot edhe pse javët e fundit më kishte thyer zemrën. Dua që të jemi sërish së bashku. Thjesht dua të jem e lumtur sërish. Ne kaluam kohë të ndarë për të sqaruar gjërat por ndjenjat e mia për të nuk kanë ndryshuar”, ka thënë ajo për tabloidin “The Sun”.

22 vjeçarja dhe Scott ishin ndarë muajin e kaluar kur ishte zbuluar se futbollisti 24 vjeçar i Manchester City kishte shkëmbyer mesazhe me prezantuesen televizive Donatella Panayiotou.

Flanagan është e bindur se lidhja e saj ishte e bazuar në dashuri dhe se do të kalojnë çdo vështirësi për të qenë së bashku.

Ajo ka fajësuar punën dhe kohën e paktë që kanë për të kaluar me njëri-tjetrin si arsyen e problemeve në marrëdhënien e tyre.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button