Këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Moter e vella” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është punuar Wirusi dhe Granit Gashi, gjersa për tekstin është kujdesur Fatmir Muja.
Dyshja në fjalë vijnë mjaft me stil dhe interpretim edhe në klipin e këngës, i cili i përshtatet fabulës së saj.
Përveç projekteve të reja që sjellin, Meda dhe Vjollca Haxhiu vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.
Muajt në vazhdim, ata pritet të sjellin edhe disa këngë të tjera solo.